Një ditë pasi ndërmori aktin ekstrem duke u hedhur nga kati i tretë i spitalit Infektiv, ka ndërruar jetë pacienti 69-vjeçar me COVID-19. BW raporton se shtetasi me inicialet R.G., ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.
Kujtojmë se ngjarja tragjike ndodhi në mesditë, në katin e tretë të spitalit, ku pacienti ishte shtruar prej disa ditësh. Ai ndodhej në terapi intensive, ndërsa pas hedhjes ai pësoi dëmtime të mëdha në kokë që i morën dhe jetën. Kujtojmë që i moshuari është viktima e katërt që ka zgjedhur të vetëflijohet në spitalet COVID.