Triumfon sërish boksieri shqiptar Florian Marku. Goditja “vrastare” plas në tokë kundërshtarin

0

Boksieri shqiptar, Florian Marku nuk di të ndalet së fituari. Djaloshi shqiptar vijon edhe njëherë tjetër të mbajë lart flamurin kuqezi. Mbrëmjen e sotme ai ka marrë një tjetër fitore madhështore në ring. Marku ka mundur kundërshtarin anglez Muma Muemba, duke vijuar kështu serinë e rezultateve pozitive, pas një pauze afro 2 vjeçare. Lushnjarit i janë dashur vetëm 1 mintutë e 50 sekonda për të arritur këtë sukses.

Marku e nisi menjëherë me vrull ndeshjen dhe vuri përpara kundërshtarin e tij me goditje të forta dhe të befasishme. Ai e hodhi dy herë në tapet, por kundërshtari i tij e vazhdoi dyluftimin. Shqiptari nuk u ndal dhe e rrëzoi për herë të tretë me një goditje të fortë në fytyrë. Gjyqtari ndaloi menjëherë ndeshjen, pasi kundërshtari i tij nuk po reagonte. Video e ndeshjes:

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu