Ka ndërruar jetë papritur Ministri i Jashtëm i Bjellorusisë, Vladimir Makei.
Ky i fundit ka vdekur në moshën 64-vjeçare, njoftoi të shtunën agjencia shtetërore e lajmeve Belta.
“Ministri i Jashtëm Vladimir Makei ka ndërruar jetë papritmas”, raportoi Belta.
Makei e mbante postin e tij që nga viti 2012.
Ai kishte marrë pjesë në një konferencë të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), një aleancë ushtarake e disa shteteve postsovjetike, në Jerevan në fillim të kësaj jave dhe do të takohej të hënën me homologun rus Sergei Lavrov.