Ndërron jetë “Partizani i vogël Velo”, heroi i filmit legjendar

0

 

Kostandin Ropi, heroi i letrarizuar i subjektit të filmit “Partizani i vogël Velo” është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare. Ropi ka lindur në Leshnicë, Vithkuq në vitin 1930. Ai mbeti jetim që në moshë të vogël, pasi iu vránë prindërit dhe doli në mal Partizan në moshën 12-vjeçare.

Koco Ropi do të várroset sot në qytetin e Korçës në orën 14.00. Është personazhi real i filmit të Kinostudios “Shqipëria e Re” që u kthye në heroin e filmit “Partizani i vogël Velo”. Pas Çlirimit ka mësuar në një shkollë ekonomike për kontabilitet në vitet 1947 – 1948. Më pas ka studiuar në shkollat ushtarake në BS.

Në Tiranë përfundoi Shkollën e Bashkuar të Oficerëve dhe Akademinë Ushtarake. Më pas, kur mbaroi Akademinë Ushtarake shkoi me shërbim në Durrës ku shërbeu për shumë vite. Pas daljes në pension u rikthye në vendlindje në Korçë.

Konstandin Ropi kishte në zotërim një arsenal dekoratash të marra për veprimtarinë e tij në lùftë, si: medaljen e trimërisë, medaljen e flamurit, ndërsa në Moskë është dekoruar nga ish-presidenti rus Boris Jelcin me dekoratën e lùftëtarit kundër Nazizmit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu