VLORË– Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë vendosi masën administrative për 11 punëtorët e arrestuar tre ditë më parë, për ndërtimin pa lejë të 3 objekteve në Palasë. Gjykata vendosi masën ‘detyrim paraqitje’ për Flamur Bega, Alvin Sinani, Bilbil Zhima, Murat Zhima, Viktor Ballaj, Dule Tozaj, Leonard Tozaj, Altin Petoku, Oltion Halili, Renis Shahinaj dhe Elvis Selimja, të cilët u liruan nga arresti.
Ndërkohë investitori, i cili i kishte punësuar, Vezir Gjikolaj vijon të jetë në kërkim. Dy sepecialistë të IMT-së Renato Hodaj dhe Erjon Zenelaj po procedohen në gjendje të lirë. Seanca e sotme gjyqësore u drejtuar nga gjyqtari Arqile Basho.