Ndezën zjarre për djegien e shkurreve dhe barishteve por iu doli jashtë kontrollit, procedohen 2 persona në Elbasan

0

Në Elbasan janë proceduar penalisht 2 persona për zjarrëvënie.

Një 63 vjeçar me inicialet Q.M., në fshatin Samurr dyshohet se ka ndezur zjarr për të djegur disa barishte në tokën e tij dhe për pasojë flakët janë përhapur duke djegur një sipërfaqe toke me barishte dhe shkurre.

Ndërsa një 53 vjeçar N.K., në lagjen “Dyli Haxhire” në Elbasan ndezi zjarr për të djegur disa shkurre.

“Elbasan/Goditen 2 raste të zjarrvënies.

Ndezën zjarr në tokat e tyre, për djegien e shkurreve, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën siperfaqe të mëdha toke, identifikohen dhe procedohen penalisht 2 shtetas.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, bashkë me shërbimet e tjera mbështetëse, pas njoftimit të marrë për 2 raste të zjarrvënieve, u bë i mundur identifikimi dhe procedimi penal i 2 autorëve.

U referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:

Q. M., 63 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Samurr, dyshohet se ka ndezur zjarr për të djegur disa barishte, në tokën e tij, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me barishte dhe shkurre;

-N. K., 53 vjeç, banues në Elbasan, pasi në lagjen “Dyli Haxhire”, ka ndezur zjarr për të djegur disa shkurre dhe si pasojë e flakëve është djegur një sipërfaqe me barishte e shkurre.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.” , njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu