Ndezi zjarr dhe dogji pemët e komshiut, procedohet autori në Elbasan

0

I vuri zjarrin një sipërfaqeje toke, procedohet penalisht autori i dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, në vijim të punës për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin:

K. Ç., banues në fshatin Polis i Vogël, Elbasan, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me pemë të ndryshme frutore, në pronësi të shtetasit H. M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu