Ndezi zjarr në dhomë, plagoset lehtë 46-vjeçarja në Lushnje

0

Një 46-vjeçare nga fshati Sulzotaj i Divjakës ka mbetur e plagosur teksa banesa e saj u përfshi nga flakët.

Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 11:45 dhe nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme pasi 46-vjeçarja vuan nga probleme të shëndetit mendor.

“Në banesën e shtetasit Sh. H., ka rënë zjarr, ku si pasojë ka marë djegie të lehta shtetasja R. H., 46 vjeçe, e cila po mjekohet në spitalin e Lushnjes”.-thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë një tjetër incident është regjistruar në Bulqizë, ku një 50-vjeçar gjeti vdekjen ndërsa priste dru në mal.

“Më datë 17.03.2022, rreth orës  15.00,  në vendin e quajtur “Ara e Priftit”, në malin e Bllacës, Bulqizë është aksidentuar e për pasojë ka gjetur vdekjen  e menjëhershme shtetasi Rr. T., 50 vjeç,  banues në Bllacë, Bulqizë. Nga veprimet hetimore të kryera në vendin e ngjarjes, ka rezultuar se ky shtetas së bashku me shtetasin E. S.,  duke prerë me motorsharrë një pemë të llojit ‘Ah’ gjatë rrëzimit të pemës, dyshohet se e ka goditur  në pjesën e pasme të kokës e për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.’‘-thuhet në njoftim.

Materialet iu  referuan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për ngjarje aksidentale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu