Ndihma e rradhës e SHBA-së për Ukrainën, dy sisteme trajnimesh për ushtarët

0

Sekretar i Shtypit për Departamentin e Mbrojtjes së SHBA-së, John Kirby, në një deklaratë për shtypë u shpreh se kërkon një trajnim shtesë për forcat ukrainase sistmet obus dhe sistemin e radarit. “Sistemet që ndoshta do të kërkojnë një trajnim shtesë për forcat ukrainase janë obusët (dhe) … radari kundër artilerisë”, tha Kirby.

Sipas Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, dërgesa do të përfshijë 40 mijë fishekë artilerie. Sipas mediave amerkane SHBA po dërgon gjithashtu 11 helikopterë, qindra automjete të blinduara, mina kundër personelit, parzmore dhe pajisje mbrojtëse kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore.

Armatimi amerikan me vlerë 800 milionë dollarë, të cilin ua kishte premtuar ukrainasve presidenti Joe Biden, përfshin artileri dhe sisteme radari që mund të kërkojnë “stërvitje shtesë” për trupat ukrainase.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu