Raporti i DASH, Ahmetaj: Manual i rëndësishëm pune, nuk nxitohemi si opozita

0

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj komentoi nga foltorja e Kuvendit raportin e DASH për Shqipërinë.

DEKLARATA:

“Do ta filloj me raportin e DASH, është një nga raportet më të rëndësishme për ne si qeveri, si mazhorancë, nga më të detajuarit dhe të përgjegjshmit, një manual shumë i rëndësishme pune për qeverisjen. Nuk nxitohemi si opozita që e bën të zakonshme endjen me vrap për të dalë në parakonkluzione inkuizicioni apo edhe balte. I referohemi raportit me përgjegjshmëri. Konkluzionet tona të cilat dalin të maturuara, praktikisht janë të reflektuara në raportet vjetore të departamentit me përmirësime të dukshme në reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe në të gjitha aspektet e tjera të jetës. Raporti sigurisht ka anë pozitive dhe të kritikave. Besoj ka një element të rëndësishëm që është reforma në drejtësi, që ju jeni të detyruar ta votoni, të detyruar. Ju i bëtë bisht, dhe ju kanë thirrur një nga një në ambasadë për ta votuar. Kjo i shërben vendit për të përmirësuar qeverisjen dhe jetën e qytetarëve! Ça bën qeveria? Është e përgjegjshme për të përballuar krizat dhe rekordet i ka të shkëlqyera. Si në rastin e tërmetit, mbi 40 mijë familje janë mbështetur, janë 15 familje që marrin shtëpi të reja falas. Më gjeni një proces në botë që e bën këtë, jemi vend në zhvillim me probleme por ia dolëm. Nuk do të ketë asnjë shenjë nga tërmeti i 2019. Për më tej pandemia, statistikat tuaja s’kanë lidhje me ato zyrtare. Vijmë tek pushtimi i Ukrainës, sot shtete të zhvilluara Gjermania apo Suedia që kanë probleme me furnizimin, Çfarë jemi ne, nuk jetojmë në rrjetin ndërkombëtar tani. Je serioz, hajde flit këtu s’je si ai që nuk di emrin”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu