Një ndihmës i presidentit amerikan Joe Biden ka rezultuar pozitiv me koronavirus pasi udhëtoi me të në Samitin e Klimës. Lajmi është konfirmuar për mediat nga Shtëpia e Bardhë, duke theksuar se Biden doli negativ pas testimit të kryer.
Ndihmësi, një punonjës në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, shoqëroi Biden në Skoci për samitin e klimës të OKB-së dhe u testua pozitiv për virusin diku javën e kaluar, raportoi Bloomberg të enjten, duke cituar një zyrtar të Shtëpisë së Bardhë.
Shtëpia e Bardhë shtoi se Biden rezultoi negativ për virusin të martën dhe tha se ndihmësi nuk besohet të ketë pasur kontakte të ngushta me presidentin dhe ka mbetur në Skoci për karantinë dhe ekzaminime të mëtejshme.
Associated Press konfirmoi raportin, duke cituar gjithashtu Shtëpinë e Bardhë, e cila i tha gazetës se, si masë paraprake, disa punonjës të tjerë gjithashtu qëndruan prapa dhe nuk u kthyen me Biden në Air Force One, përkundrazi u kthyen në një “avion të ndryshëm qeveritar. .”
Disa ditë më parë pozitive me Covid rezultoi dhe sekretarja e shtypit në Shtëpinë e Bardhë Jen Psaki.