Policia ka vënë në pranga qytetarin me inicialet F.M 32 vjeç banues në Kukës, pasi ndihmonte duke transportuar kundrejt fitimit, shtetas të huaj të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.
Ai u kap në flagrancë duke transportuar me automjetin tip “Kia”, 2 emigrantë drejt Kosovës dhe më pas për të shkuar në vendet e BE-së.
Priten informacione të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Kukës/Kontrolle intensive nga shërbimet e DVP Kukës, për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
U kap duke transportuar kundrejt fitimit, shtetas të huaj që do të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme, vihet në pranga 32-vjeçari.
Strukturat e DVP Kukës, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, goditën një rast të kësaj veprimtarie kriminale. Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi:
– F. M., 32 vjeç, banues në fshatin Oreshkë, Kukës.
Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke transportuar kundrejt fitimit, me automjetin tip “Kia”, 2 emigrantë, që do të kalonin në mënyrë të paligjshme, nëpërmjet kufirit të gjelbër, drejt Kosovës dhe më pas në vendet e BE-së.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.