Ndodh edhe në Mykonos, ndërpritet energjia për 2 orë, turistët me elektrik dore dhe qirinj

0

GREQI- Mykonos qëndroi në errësirë ​​mbrëmjen e djeshme për më shumë se dy orë për shkak të një defekti teknik, dhe turistët u përpoqën të vazhdonin argëtimin e tyre dhe të shëtisnin nëpër rrugicat e errëta. Problemin më të madh e kanë hasur ambientet e hotelierisë, pasi ishte ora e pikut. Megjithatë, disa më me fat ishin ulur në dyqane që kishin gjeneratorë, shkruajnë mediat greke.

“Rreth orës 21:45 për shkak të disa defekteve teknike të rrjetit ka pasur një ndërprerje të energjisë elektrike që ka prekur 2/3 e Mykonos. Mesa duket janë prekur disa biznese, të cilat kanë mbetur pa energji në një kohë kur ato ishin shumë të kërkuara, kryesisht restorante”, tha Heraklis Zisimopoulos, president i Shoqatës së Biznesmenëve të Mykonos.

Në fakt, siç thonë banorët dhe biznesmenët e ishullit, kjo nuk është hera e parë që ka ndërprerje të energjisë elektrike. Sipas profesionistëve të ishullit, ndërprerja ka ndodhur pasi dje ka pasur temperatura të larta dhe të gjithë kondicionerët janë ndezur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu