Ndodh habia me motin në Greqi. Dynjaja po përmbytet, verë në mes të janarit, njerëzit dynden nëpër plazhe

0

 

Qindra njerëz janë dyndur nëpër plazhet e kryeqytetit grek për shëtitje, por edhe për të bërë plazh për shkak të motit me diell dhe temperaturat shumë të larta.

Edhe pse data shënon vetëm 10 janar, shumë familje bashke me fëmijët e tyre kanë dalë për të shijuar motin e mirë.

Shumica prej tyre ndjekin rregullat anti-covid, duke mbajtur sa më shumë distancë të jetë e mundur dhe vendosin maska, kur nuk notojnë.

Ndërkohë, autoritetet policore po kryejnë kontrolle intensive në rrugët e kryeqytetit, duke u kërkuar drejtuesve të mjeteve dokumentin përkatës për lëvizjen e tyre.

Sidoqoftë, vlen të përmendet se në zonat ku ka parqe të mëdha, bashkitë kanë marrë vendimin për të mbyllur hyrjet, për shkak të masave anti-covid për të parandaluar transmetimin e koronavirusit dhe si rezultat qytetarët zgjedhin të shkojnë në plazhet që ndodhen afër tyre.

Ndërkohë, duhet theksuar se këto temperatura nuk janë aspak të zakonshme për në Greqi, për këtë periudhë.

 

Burimi: www.zougla.gr |joq.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu