Shoferi i një veture “kishte menduar një ide kreative” për të gjetur hapësirë për parkimin e veturës në parkingun e një qendre tregtare – duke e vendosur mjetin e tij motorik mbi një Mercedes.
Ekipet emergjente ishin telefonuar në qendrën tregtare Westfierld në Sydney, pasi kalimtarët kishin parë një Honda Civic duke qëndruar mbi një veturë tjetër luksoze, transmeton Telegrafi.
Mësohet se shoferi i Hondas kishte goditur kunjat që ndalojnë parkimin e mjeteve në hapësira të caktuara, dhe vetura e tij kishte përfunduar mbi Mercedesin e parkuar.