Putin propozon Turqinë si burim gazi për Europën: Mund të ulim çmimet për të balancuar tregun

0

Vladimir Putin i tha sot homologut të tij turk Erdogan se Turqia ishte rruga më e besueshme për dërgimin e gazit në Bashkimin Evropian.

Udhëheqësi rus propozoi gjithashtu ndërtimin e asaj që ai e quajti një qendër furnizimi atje.

“Në rrjedhën e punës së kësaj platforme, të cilën ne mund ta krijonim së bashku, sigurisht që do të ishte edhe një platformë jo vetëm për furnizime, por edhe për përcaktimin e çmimit, sepse kjo është një çështje shumë e rëndësishme”, tha Putin.

“Sot, këto çmime janë shumë të larta, ne mund të rregullojmë lehtësisht në një nivel normal tregu, pa asnjë ngjyrim politik.”

Rusia kërkon të krijojë një qendër të madhe gazi në Turqi duke ridrejtuar furnizimet e destinuara për tubacionet Nord Stream nën Detin Baltik, të cilat u dëmtuan nga shpërthimet muajin e kaluar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu