Një 28 vjeçare është dhunuar brutalisht nga bashkëshorti i saj, në ambjentet e shtëpisë e tyre në qytetin e Maliqit. Sipas informacioneve, çifti kishte patur një debat verbal dhe më pas bashkëshorti Emanuel Zylfi. ka goditur me grushta, bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.
Në konflikt i cili dyshohet të jetë për motive xhelozie, është përfshirë edhe vjehrri i të resë, Trëndafil Zylfi, i cili gjithashtu bashkë me të birin ka ushtruar dhunë ndaj 28 vjeçares.
Fqinjët kanë dëgjuar të bërtiturat e 28 vjeçares dhe kanë njoftuar policinë e Maliqit, e cila në pak minuta ka hyrë në banesë duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, i cili mund të kishte patur edhe pasoja më të rënda për të renë.
Policia ka arrestuar në flagrancë bashkëshortin 31 vjeccar, i skeduar nga policia si përdorues i lëndëve narkotike, dhe ka proçeduar në gjendje të lirë babain e tij, ndërkohë që 28 vjeccarja u pajis me urdhër të menjëhershëm mbrojtje.
Në harkun kohor të 24 orëve, ky është rasti i dytë i dhunës brutale ndaj grave në juglindje.