Ndoqi Hekuran Billën për të marrë hakun e dajës, momenti kur arrestohet 22-vjeçari

0

Është ndaluar sot një nga bashkëpuntorët e vrasjes së Hekuran Billës. Policia thotë se është ndaluar një 22-vjeçar, Sebastian Mali, i cili dyshohet se ka ndjekur viktimën.

Bëhet fjalë për nipin e Prel Markut, i cili u vra në Angli në vitin 2006, në moshën 22-vjeçare nga Billa. Më parë është shpallur në kërkim dhe një nga autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje, Viktor Marku.

Së fundmi janë publikuar edhe pamjet e arrestimit të tij.

Arrestimi i tij është bërë pranë një lokali te zona e ish-parkut të autobusëve.

TiranëVijon puna intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 11 qershorit, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi H. B.Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga një nga bashkëpunëtorët në vrasjen e shtetasit H. B.Më parë është shpallur në kërkim dhe një nga autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje. Nga Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës dhe Sektori i Forcës Operacionale dhe Kërkimit në DVP Tiranë, pas një pune të mirorganizuar dhe të pandërprerë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë i mundur ndalimi i shtetasit S. M., 22 vjeç, banues në Tiranë.Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi, në datën 11.06.2020, rreth orës 21:50, në rrugën ”Prokop Mima” Tiranë, ka bashkëpunuar në vrasjen me armë zjarri të shtetasit H. B. Shtetasi S. M. është nipi i shtetasit P. M., i cili është vrarë në vitin 2006, në Angli, nga shtetasi H. B. Menjëherë, pasi ndodhi kjo ngjarje është bërë edhe shpallja në kërkim e shtetasit V. M., si një nga autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje.Në cilësinë e provës materiale janë sekustruar 3 automjete dhe një sërë provash të tjera materiale, me të cilat dokumentohet implikimi i këtij shtetasi në këtë ngjarje.Ndërkohë, vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje.Materialet për ndalimin e shtetasit S. M. i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje”, e kryer në bashkëpunim dhe ”Armëmbajtja pa leje”.

Gepostet von Policia e Shtetit am Donnerstag, 18. Juni 2020

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu