Policia në kërkim të bjondes: U kap në kamerat e sigurisë duke marrë një objekt përtokë

0

Një grua bjonde rreth 45 vjeç është vënë në kërkim nga policia e Tiranës pasi është filmuar teksa ulet përtokë dhe merr diçka.

Sipas burimeve bëhet e ditur se sendi që gruaja ka marrë dhe ka përvetësuar pa të drejtë është një unazë martese e denoncuar si e humbur nga një burrë.

Kallëzimi në polici u regjistrua nga shtetasi me inicialet P. T. i cili ka dhënë detajet në polici rreth sendit që ka humbur, ku dhe rreth çfarë ore.

Burri gjendej në tregun e fruta-perimeve që gjendet në rrugën ‘Vasil Shanto’ në momentin kur ka humbur unazën ndërsa ka sqaruar se sapo kishte larë duart si edhe ndodh shpesh në këtë periudhë pandemie.

Ai ka treguar se kishte dalë për të bërë Pazar në momentin kur ka humbur unazën:

Aty në rrugë, një burri i ra të fikët dhe unë u mundova ta ndihmoj. Më pas, aty erdhi ambulanca dhe e mori, pas kësaj u afrova te dyqani i fruta-perimeve dhe kërkova pak dezinfektues për të pastruar duart. Unë nuk e diktova që unaza më ra. Bleva qershi dhe u largova.
Shtetasi me inicialet P. T. tregon se kur ka vënë re mungesën e unazës është kthyer menjëherë dhe ka kërkuar.

Më thanë në dyqan që unazën e gjeti një grua përtokë, që kishte këmbëngulur që ishte e saja, pastaj hapëm kamerat dhe ashtu ishte.
Policia shpjegon për gazetën ‘Si’ se ky denoncim është marrë shumë seriozisht, jo vetëm për faktin që unaza është një kujtim i rëndësishëm për P. T, por edhe sepse ai ua ka thënë hapur këtë gjë. Policia radhit veprimet e mëpasshme të kryera nga oficeri përkatës.

Ne shkuam në vendin ku humbi unaza, konstatuam një kamera sigurie dhe pas hapjes së tyre, u bindëm që çdo fjalë që thoshte i dëmtuari ishte pikërisht ashtu. Aty shfaqet një grua që përkulet dhe merr diçka që është unaza dhe pastaj kuptohen edhe veprimet e saj që bëhej fjalë për një send që është unazë.
Pas këtij momenti, kur burri pret kthimin e unazës, policia ka përparuar dhe ka kërkuar edhe ndihmën e komisariateve të tjera.

Në të gjitha komisariatet në kryeqytet është shpërndarë nga drejtoria qendrore fragmenti filmik i gruas që përvetësoi unazën e floririt për të mundësuar identifikimin e saj.

Ajo është për momentin në kërkim policor për përvetësimin e një sendi të gjetur, që është shumë më tepër i rëndësishëm se floriri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu