E çuditshme në Durrës! Burri dhe komshija me koronavirus, gruaja del negative

0

6 të infektuar me koronavirus janë shënuar ditën e sotme në Durrës. Më herët u mësua se 2 nga të infektuarit ishin staf mjekësor i spitalit të Durrësit.

Së fundmi Topchannel raporton se dy raste të tjera janë fqinj me njëri-tjetrin. Bëhet me dije se ka rezultuar pozitiv me koronavirus një burrë dhe një grua e moshuar.

Gjithashtu mësohet se nga kryerja e tamponit bashkëshortja e burrit të infektuar ka rezultuar negative.

Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë njoftoi edhe një sot një numër të lartë të personave të infektuar me koronavirus. 66 persona testuan të infektuar me koronavirus në Shqipëri në 24 orët e fundit ndërsa një tjetër person ka humbur jetën në Spitalin Infektiv.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu