Ndot mjedisin me rafinerinë e naftës që ka në Elbasan, nis procedimi për pronarin

0

Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. L., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me specialistët e Inspektoriatit të Mjedisit Elbasan, në subjektin për rafinimin e naftës, që administron 33-vjeçari, dyshohet se gjatë proceseve të punës në këtë subjekt, ndotet ajri.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu