Lëvizjet në policinë e shtetit pas emërimit të Drejtorit të Përgjithshëm, Gledis Nano kanë prekur edhe komisariatet në rrethe.
Kështu në Mat është emëruar shef i komisariatit Kryekomisar Ervin Hasrama në vend të Gazmend Demrozi, i cili është transferuar në të njëjtin pozicion në Kuçovë.
Po ashtu ndryshime ka edhe në Komisariatin e Bulqizës. Arben Sula ka lënë drejtimin e këtij komisariati duke u zëvendësuar me Florian Rrasa.
Që prej marrjes së detyrës nga Gledis Nano kanë ndryshuar shefat e komisariateve në të gjitha qarqet e vendit.