Në 2017-ën ku kap me kokainë, kush është viktima që u vra në atentatin e Fushë-Krujës

0

Diklen Vata është 2 nga tre personat  që u vra  në atentatin e sotëm në mbikalimin e Fushë-Krujës.

InfowebTv raporton se viktima është kapur në shtator të 2017-ës me kokainë në Tiranë.

Vata është 30 vjeç, me origjinë nga Laçi.

Njoftimi i policisë për arrestimin e Vatës:

Policia e Tiranës ka arrestuar një shpërndarësh drogash të forta në Tiranë. Diklen Vata, 25 vjeç, nga Laçi, u arrestua pasi policia i gjeti disa doza kokainë fshehur në çorape dhe në çelësat e makinës.

Policia njoftoi se më datë 27.09.2017 arrestoi shtetasin Diklen Vata, 25 vjeç, banues në Laç. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi tek zona e shkollës “Bajram Curri”, i është gjetur e fshehur në çorape një mbështjellëse me kokainë si dhe 3 mbështjellëse të tjera të fshehura në çelësat e makinës.

Në vijim është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Diklen Vata, ku gjatë kontrollit të ushtruar i janë gjetur dhe 18 mbështjellëse të tjera me lëndë narkotike kokainë.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 22 doza me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë e cila rezultoi e peshës 11.4 gramë, 3 aparate celularë, mjeti i markës “Rover”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale ” Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu