Në Bilisht bllokohet rruga, qytetarët protestojnë për rritjen e çmimeve

0

Rritja e çmimit të naftës dhe e produkteve të tjera ushqimore ka sjell reagimin edhe të qytetarëve të Bilishtit, të cilët janë mbledhur në qendër të qytetit për të protestuar dhe reaguar kundër rritjes së çmimeve.

Qytetarët janë mbledhur në Bilisht, në pamundësi për të qenë prezentë edhe sot në protestën e kryeqytetit, për shkak të mos përballimit të biletave, pasi kanë pësuar rritje ditëve të fundit për shkak të rritjes së çmimit të naftës.

Zona e Bilishtit, si një nga zonat që kryesisht merren me prodhimet bujqësore dhe ata që kanë dalë sot në protestë janë më së shumti fermerë që cënohen drejtpërdrejt nga kjo rritje e menjëhershme e naftës, ndërkohë që i janë bashkuar edhe qytetarë të tjerë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu