“Ne botën e çokollatave” në teatrin Skampa

0

Prej shumë kohësh teatrit “Skampa” i kishin munguar shfaqejet e fëmijëve, ndërkohë që jo më larg se dje në skenë u vendos “Në Botën e Cokollatave” nga regjizori Hysen Mullajonuzi. Shfaqje e luajtuar nga aktorët Mario Elezi, Enia Hoxha, Kristel Koseni, Elona Mamo, Noel Haxholli, Evis Serani dhe Nertila Hoxha. Një shfaqje e kohës aktuale në të cilën përcillej mesazhi I mirëmbajtjes së higjenës. Duke qenë se jemi në periudhë covidi, një shfaqje kukullash është mënyra më e mirë dhe më e lehtë për të përcjellë mesazhe tek fëmijët. Salla e spektatorëve ishte e mbushur plot fëmijë të shoqëruar nga prindërit të cilët jo për të parën herë kishin ardhur për të parë një shfaqje kukullash. Mesazhi që regjizori dontë të përcillte tek fëmijët ju transmetua këtyre të fundit me shumë lehtësi. Këtë e konfirmojnë edhe vetë fëmijët.

Disa nga aktorët e skenës shprehen mjaft të lumtur dhe të emocionuar që interpretojnë para një publiku të pafajshëm sic janë fëmijët. Ata shprehen se impakti që morën nga ata ishte i mrekullueshëm.

Edhe për regjizorin Hysen Mullajonuzi është një kënaqësi e madhe për të risjellë pas kaq shumë kohësh në skenë, shfaqje për fëmijët.Ndërkohë që shfaqjet për fëmijët do të vijojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu