Në burg me dy masa sigurie, ish-kryebashkiaku i Himarës kërkon liri në Gjykatën e Lartë

0

Teksa mban mbi shpatulla njëkohësisht dy masa sigurie “arrest në burg”, ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, bën përpjekjen e radhës në Gjykatën e Lartë për liri.

Këtë herë ish-kryebashkiaku socialist kërkon të shfuqizojë vendimin e Gjykatës së Posaçme të 4 korrikut që detyronte qëndrimin e tij në qeli, si i dyshuar për “faksifikim” dhe “shpërdorim të detyrës”.

Referuar hetimit të SPAK, Bollano kishte përfituar nëshkelje të ligjit, pasi më herët ai ishte trajtuar sipas ligjit 7501 dhe kishte përfituar një sipërfaqe prej 7700 m2.

Por suksesi me shfuqizimin e masës “arrest në burg” në Gjykatën e Lartë për këtë rast, nuk i jep garanci lirie Goros, pasi ndaj tij rëndon edhe një tjetër masë tjetër arresti.

Në këtë dosje tjetër,e cila është depozituar nga SPAK për gjykim në Gjykatën e Posaçme, Goro akuzohet për “shpërdorim të detyrës” në dy episode. Sipas SPAK, Goro është përfshirë në regjistrimin e paligjshëm të një sipërfaqeje trualli prej 5512m2, si edhe zhvendosjen e një sipërfaqeje tjetër prej 5080m2.

Të dyja sipërfaqet, gati 10 500m2 janë përdorur për një investim strategjik nga një shoqëri me përfaqësues ish-deputetin socialist, Artan Gaçi.

Rekursi i Goros është regjistruar në Gjykatën e Lartë dhed o të shqyrtohet nga një Kolegj Penal me relator gjyqtaren Albana Boksi, ndërsa ende nuk është caktuar një datë për seancën e parë.

Në këtë çështje, Goro dyshohet nga SPAK se në mënyrë të jashtëligjshme në vitin 2016 ka bërë pronar të një trualli prej gati 4200 m2 Arqile Bollanon, i njëjti që pas arrestimit të Goros drejtoi edhe si i komanduar Bashkinë e Himarës.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu