Në burg për blerje votash, shtyhet seanca për Fredi Belerin

0

Është shtyrë për më datë 17 tetor, seanca ndaj Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, që ndodhet në burg i akuzuar për blerje votash.

Gjyqtari Erion Çela, që është realtor i kësaj cështjeje, vendosi për të shtyre seancën ku pritet që të ketë një vendim në lidhje me kërkesat e mbrojtjes së Belerit.

Ky i fundit i ka cilësuar politike akuzat ndaj tij.

Avokatët e Belerit kërkojnë pavlefshmëri të të gjitha akteve të Prokurorisë.

Po ashtu kërkuan edhe përjashtimin nga çështja të gjyqtares Etleva Deda.

Për të ndjekur nga afër seancën, ka qenë e pranishme ambasadorja greke në vendin tonë dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, të cilët nuk pranuan që të flisnin për mediat.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu