Në fillim të Vitit të Ri, merr flakë apartamenti në ‘Don Bosko’, asnjë i lënduar

0

Në orët e para të vitit 2022 është shënuar një incident. Policia raportoi gjatë natës se një apartament u përfshi nga flakët në katin e katërt të pallatit në ‘Don Bosko’ në Tiranë. Raportohet se zjarri ka rënë në banesën e cila është në pronësi të personit me inicialet G.B. Fatmirësisht nga incidenti nuk pati të lënduar apo viktima, vetëm dëme materiale. Forcat zjarrëfikëse shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit, ndërkohë që grupi hetimor po vijon punën për të bërë të mundur zbardhjen e shkakut.

NJOFTIMI I PLOTË:

Me datë 01.01.2022, rreth orës 00:10, në “Don Bosko”, ka rënë zjarr në katin e katër të një pallati, në banesën në pronësi të shtetasit G. B., ku ka vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu