Në filtër puna e çdo Ministrie, Rama takim informal me kabinetin qeveritar nesër në Lezhë

0

LEZHË- Kryeministri Edi Rama ka planifikuar një takim informal me kabinetin qeveritar ditën e nesërme. Mësohet se takimi pritet të mbahet në Lezhë, ku do te diskutohet puna e çdo Ministrie.

Po ashtu në këtë mbledhje do të vendosen dhe objektivat e punës së Ministrive për vitin 2024. Në këtë mbledhje pritet që të marrin pjesë dhe Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Blendi Klosi si dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu