Në gjendje të rëndë shëndetësore, kompozitori i njohur intubohet në reaminacion

0

Kompozitori i mirënjohur, Limoz Dizdari, në gjendje të rënduar shëndetësore është shtruar në spitalin rajonal të Durrësit.

Burime për TCH bëjnë me dije se ai ndodhet i intubuar në reanimacion me insufiçencë pulmonare.

Gjendja e tij paraqitet e rëndë dhe nevoja për ndihmë më të specializuar mjekësore për kompozitorin është e pranishme.

Dizdari kompozitor i muzikës së lehtë, veprave simfonike dhe muzikës së mjaft filmave po përballet me një formë të rëndë të sëmundjes së pulmoneve.

Pas mbylljes së qendrës kulturore ”Dea” në Ksamil vitin e kaluar, i detyruar u zhvendos për të jetuar në plazhin e Durrësit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu