Në janar mund të dalin të dhëna të tjera. Skandali me pagat/ Flet eksperti i IT

0

Eksperti i IT-së, Gentian Progni ka deklaruar se në janar mund të dalë një databazë tjetër me të dhënat e qytetarëve shqiptarë. Progni tha se e-Albania duhet të ishte mbyllur, pasi dëmi i publikimit të këtyre të dhënave sensitive është shumë e rëndë.

“Duhet të ishte mbyllur e-Albania. Në janar mund të dalë një databazë tjetër të dhënash. Me të dhënat që kanë dalë mund të hapen profile false”, tha eksperti.

Progni përjashton mundësinë e ndonjë hakerimi, pasi sipas tij të dhënat dolën nga brenda, nga persona që kanë akses.

“Është nga brenda, kryqëzimi i të dhënave nuk bëhet nga jashtë”, tha ai, duke shtuar se drejtoresha e AKSH-it duhet të ishte dorëhequr.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu