Në kërkim ndërkombëtar nga Italia! 40-vjeçari tenton të hyjë në Shqipëri me dokumente false, arrestohet në Rinas (EMRI)

0

Policia Kufitare e Rinasit ka arrestuar provizorisht një 40-vjeçar, i identifikuar si Eduart Isaku, i cili tentoi të hynte në Shqipëri me dokumente të falsifikuara, duke përdorur emrin Ermir Isaku.

Gjatë kontrollit në hyrje të vendit, ai u kap duke udhëtuar nga Madridi me identitet të rremë. Pas verifikimeve dhe bashkëpunimit me INTERPOL-in, rezultoi se shtetasi ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Apelit e Firences në Itali me 5 vite burg për “vjedhje me dhunë”, kryer në kuadër të një organizate kriminale.

Isaku u ndalua me qëllim ekstradimi drejt Italisë, ndërsa autoritetet shqiptare dhe italiane po vijojnë bashkëpunimin për procedurat e mëtejshme.

PKK Rinas

Tentoi të hynte në Shqipëri, me identitet fals, pasi ishte i dënuar në Itali, arrestohet provizorisht, me qëllim ekstradimin, 40-vjeçari.

40-vjeçari, i dënuar me 5 vjet burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale, për vjedhje me dhunë.

Gjatë intervistimeve të imtësishme, të realizuara në hyrje/dalje të Shqipërisë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe të tentativave për të kaluar ilegalisht kufirin, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit kanë konstatuar në hyrje të Shqipërisë, se shtetasi Eduart Isaku, 40 vjeç, i cili udhëtonte nga Madridi, kishte paraqitur dokumente me identitet fals (me gjenealitete Ermir Isaku).

Nga verifikimet e mëtejshme dhe shkëmbimi i informacioneve në kohe reale, ndërmjet strukturave të INTERPOL, ka rezultuar se ky shtetas ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Firences, në vitin 2018, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

Ky shtetas u arrestua provizorisht dhe për ekstradimin e tij në Itali, po bashkëpunojnë Interpol Tirana dhe Interpol Roma.