Në kërkim ndërkombëtar për trafikim droge dhe organizata kriminale, arrestohet 34-vjeçari në Berat

0

Një 34-vjeçar nga Berati i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim droge dhe organizata kriminale, është vënë në pranga.

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të  Përgjithshëm Tiranë ka konvertuar dënimin e vendosur nga Gjykata e Belgjikës, për Kristi Grekun dhe e ka dënuar atë, me 4 vjet e 7 muaj burgim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu