Një 28 vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë në kuadër të operacionit të koduar “Tempulli”, duke e çuar numrin e të arrestuarve në 97.
Ndalimi i tij u bë i mundur në rrugën “Vangjush Furxhi” pasi gjykata kishte dhënë masën “Arrest në burg”, për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 10 kg lëndë e dyshuar kanabis, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroine, 1 armë zjarri pistoletë, 12 automjete, 78 celularë, 12 peshore elektronike, 3 motomjete, 30 000 euro, 6000 paund, 4 500 000 lekë dhe 12 targa automjetesh.