Në kërkim për tentativë vrasjeje, arrestohet 28 vjeçari shqiptar në Itali

0

Një 28 vjeçar shqiptar, në kërkim për tentativë vrasjeje, është arrestuar në Rimini të Italisë.

Ai ra në prangat e policisë gjatë një kontrolli rutinë në zonë, identiteti i të cilit tërhoqi vëmendjen e policisë.

Rezultoi se ai ishte në kërkim për një ngjarje të ndodhur shtatorin e kaluar, kur gjatë një debati në një pikë bastesh në Acqui Terme, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një të njohurin e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu