Në Korçë janë vaksinuar 70% e personelit arsimor/ Mësuesit: Jo vaksinë me detyrim

0

Aktualisht në Korçë janë 727 mësues pjesa më e madhe e të cilëve të vaksinuar ndërsa sipas drejtuesve të zyrës arsimore nuk ka ende një udhëzim se çfarë do të ndodhë me mësuesit e pavaksinuar.

Edhe pse pro vaksinimit, përfaqësues të sindikatës deklarojnë se mësuesit nuk duhet të detyrohen për të bërë vaksinën, ndërsa sipas tyre mbetet e pazgjidhur problematika për shumë mësues që për arsye shëndetësore nuk mund të vaksinohen, edhe pse kanë kërkuar që këta të fundit të bëjnë tamponin çdo javë por shpenzimet të mbulohen nga shteti.

Për muaj me radhë disa mësues nuk i janë përgjigjur thirrjes për t’u vaksinuar në mënyrë vullnetare ndërsa të gjendur përballë alternativës vaksinim ose masa që mund të arrijnë deri në pezullim nga puna një përqindje e madhe e tyre kanë marre dozën e parë të vaksinës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu