Numra të lartë të infektuarish në Greqi, humbin jetën 43 persona nga Covid-19

0

Në 24 orët e fundit në vendin fqinj në Greqi, janë konfirmuar të infektuar me Covid, 2 170 raste të reja dhe kanë humbur jetën 43 persona.

Statistikat tregojnë se në spital janë të shtruar 384 pacientë, nga të cilët 343 (89.32%) janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 41 (10.68%) janë plotësisht të vaksinuar.

Ndërkaq nga fillimi i pandemisë e deri më tani, numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 609,519 qytetarë, nga të cilët 51.0% janë burra, ndërsa kanë humbur jetën 14,060 pacietë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu