Në Muriqan asnjë masë anti-Covid, qytetarët: Faleminderit që s’na kërkuan asgjë!

0

 Në pikën kufitare të Muriçanit, situata me udhëtarët paraqitet e qetë. Të paktë janë personat që kanë hyrë në territorin e vendit, të cilët bëjnë me dije se nuk u është kërkuar çertifikatë vaksinimi.

Siç pohuan dhe vetë nuk u është kërkuar asnjë test PCR, ndërkohë që ka një fluks të shtuar të qytetarëve që duan të dalin nga Shqipëria. Dy prej tyre që vinin nga Ulqini thanë se i kanë marrë 3 dozat e vaksinës dhe nuk u kërkuan asnjë lloj dokumenti për ta vërtetuar.

https://youtu.be/nqP3jEz-Tdg

“Faleminderit prej tyre nuk na kanë kërkuar asgjë. Ne i kemi bërë dozat të treja”-u shprehën ata.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu