Basha i la pas dere, shpërthen Flamur Noka: Pengu i Edi Ramës e ka shndërruar PD-në si burg të sigurisë së lartë

0

Lulzim Basha ka mbyllur të gjitha dyert e selisë së PD-së, duke mos lejuar asnjë person, përfshirë dhe mediat që të hyjnë në godinën e forcës më të madhe të opozitës.

Një grupim deputetësh nga Komisioni i Rithemelimit të PD-së, mbërritën këtë mesditë në seli, ku gjetën të mbyllura të gjitha dyert.

Flamur Noka , i cili i printe grupit të deputetëve, e quajti Lulzim Bashës peng të Edi Ramës, ndërkohë që tha se kjo situatë do të marrë fund në datën 8 Janar, kur Berisha ka thirru një protestë kombëtare për nxjerrjen e kreut të PD-së nga zyra.

Flamur Noka

Një grup deputetësh dhe deputetesh, anëtarë të grupit parlamentar të PD, erdhëm sot në shtëpinë tonë për të vijuar një takim dhe një mbledhje në lidhje me axhendën që do të ketë grupi parlamentar për vitin 2022.

Dua që së pari ju mediave tju uroj gëzuar vitin e ri. Shtëpia e lirisë duhet të gumëzhinte, ku do ta gjenin veten të gjithë demokratët, për fat të keq Edi Rama e ka kthyer bashkë me pengun e tij në një alkatraz të kohëve moderne, e keni parë që të gjitha dyert janë të mbyllura, e ka kthyer PD në burg të sigurisë së lartë.

Edi Rama nuk mund të burgosë kurrë shpirtin e lirë të demokratëve.

Në datën 8 demokratët do të marrin frymë lirisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu