“Ne nuk heqim dorë”, Elisa Spiropali për “21 janarin”: Krim shtetëror, SPAK të hapë hetimin e çështjes

0

Në Partinë Socialiste janë shtuar zërat, të cilët kërkojnë nga SPAK të hetojë vrasjet në demonstratë e 21 janarit 2011.

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali thotë se të gjithë e dinë tashmë se më 21 janar nuk pati vdekje aksidentale, por ajo sipas saj ishte vrasje tipike me prapavijë shtetërore.

Fjala ministres:

E dinë të gjithë që në 21 janar nuk pati vdekje aksidentale, po vrasje shtetërore. Por publikimi dje i transkriptit të një audioje ku flitet për armë zjarri dhe gatishmëri për zjarr sapo protestuesit të kalojnë gardhin, ndërkohë që katër dëshmorët e asaj dite të zymtë u vranë shumë larg gardhit të Kryeministrisë, kërkon reagimin e menjëhershëm të organeve të drejtësisë. Ky është një fakt i ri që bërtet shumë fort për drejtësi në emër të viktimave, jetimëve, familjarëve dhe vetë demokracisë së përgjakur në 21 janar.

Nuk jam këtu për të bërë politikë sot, në ditën e homazheve që sot do të bëhen me një dritëz të re shprese se drejtësia e re do të hapë menjëherë hetimin e çështjes.

Jam këtu për të thënë se ne nuk kemi hequr e nuk do të heqim dorë kurrë nga drejtësia për 21 janarin, por drejtësinë e kërkojmë nga drejtësia. Sot edhe më shumë sepse ato zëra nga shpella e vrasjeve të asaj dite tragjike, flasin vetë edhe më shumë se sa të gjitha fjalët tona.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu