Në prag të nisjes së “Foltores” në Gjirokastër, demokratët në krah të liderit historik: “Skënderbeu” i vërtetë është Berisha

0

Sot është takimi i ish-kryeministrit Sali Berisha me demokratët e Gjirokastrës.

Para se të nisë foltorja në sallën e Hotel Olimpik në Gjirokastër shihen mbështetës të shumtë të ish-kryeministrit Berisha, mes tyre dhe emra të njohur.

 

Demokratët e Gjirokastrës për Fax Neës shprehen se Basha duhet të ikë pasi i gënjeu gjatë gjithë kohës në krye të PD-së dhe se Berisha po vjen për ta rikthyer PD-në në pushtet.

“Kemi ardhur për të ringritur edhe një herë PD, për ta çuar edhe një herë PD në qeveri. Ne nuk jemi një parti që rri përjetësisht në opozitë dhe me Sali Berishën ne vijmë në pushtet. Unë jam një ndër votuesit dhe mbështetësit e Lulzim Bashës”, tha një demokrat.

“Berisha do ta bëjë patjetër PD-në. Berisha është si Skënderbeu jo Edi Rama i Spiropalit. Luli është tradhtar, është një pabesi dhe nuk e prisnim kurrë nga ai njeri. Është pabesi ajo që bëri ai për Sali Berishën, ai nuk lufton poër karrigen e tij por lufton për Partinë Demokratike të 1991”, u shpreh një tjetër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu