Ka filluar të vendoset kordoni i efektivëve të policisë përballë Kryeministrisë pasi sot në orën 17:00 është paralajmëruar protesta e radhës e shoqërisë civile kundre rritjes së çmimit të naftës dhe shportës ushqimore.
Gazetarët e “InfowebTv” nga terreni raportojnë se disa prej efektivëve të policisë nuk kanë numër identifikues.
Kujtojmë që sot është dita e 3-të radhazi e protestës e cila ka bërë që kryeministri Rama të reagojë duke premtuar ngritjen e një bordi special që do të përcaktojë çmimin e karburanteve.