I parë që ka mbajtur fjalim në protestën para Kryeministrisë së thirrur nga opozita ka qenë regjisori Edmond Budina, i cili tha se skandalet në vendin tonë ndjekin njëra-tjetrën, duke u kthyer në normalitet.
Sipas tij në pushtet është një bandë mafioze që e ka shkatërruar këtë vend si askush tjetër. Budina tha më tej se kjo qeveri është kanceri dhe duhet shkulur me gjithë rrënjë.
Ai tha më tej se nuk duhet të vazhdohet më me fjalime të bukura, por sipas tij, ka ardhur të radikalizohen protestat.
Edmond Budina: Përse protestojmë sot, protestojmë për veten tonë, për familjet tona. Protestojmë sepse ky pushtet e ka nëpërkëmbur qytetarin, e ka shkatërruar këtë vend si askush tjetër. Skandalet ndjekin njëri tjetrin dhe janë bërë normalitet. Për këtë ngrihemi këtu. Ju kujtoj skandalet e inceneratorëve, skandalin e 5D. Prandaj ne jemi këtu, për t’i thënë JO kësaj vjedhje dhe kësaj bande që është në pushtet. Është një bandë mafioze. Ne jemi këtu për të mbrojtur të drejtat tona.
Nuk është e thjeshtë të luftosh këtë sistemi. Mos ju shkojë në mendje se Rama do japë dorëheqjen. Skandalet vazhdojnë, më i fundit ai i onkologjikut,. Kanceri është kjo qeveri. Duhet shkulur me rrënjë, deri në qelizë.