“Në rast të kolapsit të dollarit”, vendet e BRICS: Po konsiderojmë krijimin e një monedhe të re të përbashkët

0

INDIA- Vendet e BRICS, një organizatë ndërqeveritare e përbërë nga Brazili, Rusia, India, Kina, Afrika e Jugut, Irani, Egjipti, Etiopia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, po mendojnë të krijojnë një monedhë alternative që mund të përdoret nëse dollari amerikan dhe sistemi monetar ndërkombëtar bien. Kjo nismë po diskutohet mes vendeve anëtare të grupit.

Mediat e huaja raportojnë se vendet e BRICS po eksplorojnë mekanizma për t’u larguar nga dollari amerikan në tregtinë ndërkombëtare. Monedha që mund të propozohet nga BRICS do të bazohet në një “shkrirje” të monedhave të 5 vendeve anëtare, pasi bëhet fjalë për shtetet që janë në dakordësi për një propozim të tillë.

“Monedha potenciale e re e BRICS mund të zbatohet nëse sistemi bazë i dollarit rëzohet dhe do të mbështetet nga mallrat e shkëmbimit”, ka thënë drejtori ekzekutiv i USSIA-s në FMN, Alexey Monzhinr.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu