Në muajin shkurt 2022, në Shqipëri qarkullonin 363.2 mld lekë ose rreth 3 mld euro, para të thata.
Sipas Bankës së Shqipërisë ky është niveli më i lartë në dy dekada për këtë periudhë. Nga shkurti i shkuar, këtë herë janë 17.5 mld lekë më shumë jashtë sistemit bankar. BSH e cila synon minimizimin e kësaj shifre dhe orientimi e konsumatorëve drejt bankave, e përcakton si të rrezikshme për shëndetin financiar në vend.
Sipas analizave të mëhershme, shifra e lartë e parave të thata është tregues i informalitetit në ekonomi, por edhe pasiguria ndaj sektorit bankar.
Shqiptarët kanë qenë gjithmonë konservatorë të parasë së thatë dhe përdorimit të saj për mallra dhe shërbime të ndryshme.
Shifrat e larta të parasë jashtë sektorit bankar janë më të zakonshëm gjatë sezonit veror, për shkak të emigrantëve dhe turistëve. Po ashtu dhe rritja e xhiros së bizneseve në shërbime, akomodime dhe ushqim.





