Në siklet por më në fund e thotë, Spartak Ngjela zbulon përse nuk u martua asnjëherë

0

Avokati Spartak Ngjela është rrëfyer mbrëmjen e sotme për jetën e tij personale , duke zbuluar se nuk është martuar asnjëherë për shkak se ndihej më i lirshëm beqar.

I gjendur përballë fëmijëve në një emision në Klan, Ngjela nuk iu shmang dot pyetjes së sikletshme. Ai i sugjeroi fëmijëve që ata të mos bënin si ai.

Biseda me fëmijët:

Ti përse nuk je martuar? Apo nuk të pëlqen që të martohesh?

Spartak Ngjela: Më dukej vetja si më i lirë mos martohesha, por ju mos e bëni këtë gjë.

Alketa Vejsiu: Si mund t’ju a shpjegojmë fëmijëve martesën me pak fjalë? Pse njerëzit duhet të martohen në jetë?

Spartak Ngjela: Martesa është për të krijuar pasardhësit dhe për të pasur një grua me të cilën do bashkëpunosh në jetë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu