Në Spanjë grabitës vilash, në Shqipëri drejtor, ‘vuloset’ fati i Alfred Prodanit

0

Ish-drejtori i Ujësjellës-Kanalizime në Kurbin, Alfred Prodani i cili u vu në pranga në fillim të muajit Maj, pasi ishte në kërkim nga Spanja, do të ekstradohet drejt këtij shteti.

Mësohet se pas përfundimit të afatit të paraburgimit 40-ditor, Gjykata e Kurbinit ndryshoi masën e sigurisë për 41-vjeçarin, duke e lënë në burg pa afat ndërsa vijojnë proçedurat për ekstradimin drejt shtetit spanjoll.

Menjëherë pas arrestimit, autoritetet spanjolle sollën dosjen hetimore dhe provat që e implikojnë Prodanin në disa episode vjedhjesh. Gjatë kësaj kohe, Prodani ka qëndruar në burgun e Kurbinit me qëllim ekstradimi.

Prodani u arrestua në qytetin e Laçit pasi që prej vitit 2013 ishte në kërkim nga autoritetet spanjolle si i përfshirë në grabitje me dhunë të banesave. Një nga vilat që dyshohet se Prodani bashkë me persona të tjerë të kenë grabitur është ajo e yllit të Real Madrid, sulmuesit Karim Benzema.

Urdhër-arresti ndërkombëtar për vjedhjen e dhjetëra vilave në Spanjë, nuk e pengoi 41-vjeçarin të ulej në zyrat shtetërore dhe të mbante prej vitesh detyrën e drejtorit.

Në Mars të këtij viti hyri në fuqi marrëveshja e ekstradimit mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës dhe Prodani do të jetë nga të parët shqiptarë që do i dorëzohet autoriteteve spanjolle.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu