Oficeri në policinë e Elbasanit që prej vitit 2019 transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje Nuredin Dumanin lidhur me një foto të një drejtuesi policie gjetur në celularin e tij. Mësohet se një foto e ish-shefit të Hetimit në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit u gjet në celularin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, ndërsa diçka e tillë ka vënë në alarm hetuesit.
Ende nuk dihet se cilat kanë qenë shpjegimet e bashkëpunëtorit të drejtësisë lidhur me ekzistencën e fotos, por në raste të ngjashme nga deklarimet e tij, fotot mbërrinin në celular si porosi për eliminimin e personave të ndryshëm.
Dosja “Plumbi i Artë” ka bërë që një seri ngjarjesh kriminale të zbardhen, por një pjesë e të dyshuarve kanë arritur t’i shmangen drejtësisë. Kjo ka bërë që edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore të nisë hetime për dekonspirim të aksionit për arrestimin e tyre.