NORVEGJI- Ish-kryeministri norvegjez dhe ish-kryetari i Komitetit Norvegjez të Çmimit Nobel, Thorbjorn Jagland ka tentuar të bëjë vetëvrasje, pas daljes së emrit të tij në dosjen ‘Epstein. Ai ndodhet në spital në gjende të rëndë shëndetësore.
Incidenti vjen mes një hetimi të vazhdueshëm nga policia norvegjeze ndaj tij nën dyshimin për korrupsion serioz në lidhje me lidhjet e tij të kaluara me Jeffrey Epstein, i cili kreu vetëvrasje në burg në vitin 2019.
Në të njëjtën kohë, Instituti Norvegjez i Nobelit ka kërkuar shpjegime zyrtare nga Jagland për përfitimet e mundshme financiare që dyshohet se mori nga Epstein gjatë pjesëmarrjes së tij në Komitetin Nobel. Drejtori i Institutit, Kristian Berg Harpviken, deklaroi publikisht se çdo transaksion i rëndësishëm financiar në periudhën në fjalë do të përbënte shkelje të kodit të sjelljes.
Sipas mediave të huaja, Jagland dyshohet se i kishte kërkuar Epstein të garantonte blerjen e një apartamenti, pa e ditur rezultatin e kërkesës. Hetimet thonë se Jagland u akomodua në rezidencën e Epstein në Nju Jork në vitin 2018, si dhe në apartamentin e tij në Paris në 2015 dhe 2018.
Përveç kësaj, ish-kryeministri dhe familja e tij thuhet se kishin planifikuar një udhëtim në ishullin privat të Epstein në vitin 2014, i cili nuk u zhvillua kurrë. Ministria e Punëve të Jashtme norvegjeze ka njoftuar se do t’i kërkojë Këshillit të Evropës të heqë imunitetin që gëzon Yagland si ish-sekretar i përgjithshëm i Organizatës.
Politikani 75-vjeçar shërbeu si Kryeministër i Norvegjisë nga 1996 deri në 1997, President i Komitetit të Çmimit Nobel për Paqe nga 2009 deri në 2015 dhe Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës nga 2009 deri në 2019





