Nedim Bajrami pritet të ndërrojë skuadër

0

Nedim Bajramit i kanë mjaftuar pak muaj në Serinë A për të treguar vlerat që ka. Driblime, gjuajtje, asiste dhe gola spektakolarë kanë qenë repertori i tij në radhët e Empolit, duke ndihmuar këtë skuadër që të qëndrojë larg fundit të tabelës së klasifikimit.

Për Bajramin, ka nisur interesimi i klubeve të mëdha, por edhe atyre të cilat mendojnë se mund t’i japin një rol më qendror në planet e tyre duke e bërë titullar të padiskutueshëm.

E tillë është skuadra e Cagliarit, e drejtuar nga një ekspert si Valter Maxarri. Ky i fundit kërkon një fantazist për sardët dhe ka hedhur sytë pikërisht nga futbollisti i përfaqësueses shqiptare.

Kjo hipotezë qarkullon në mediat italiane edhe nuk ka gjetur ende përgënjeshtrimin nga Empoli, i cili në fakt duket i interesuar të realizojë një shkëmbim me Cagliarin.

Portieri i Empolit, Vikario është në huazim pikërisht nga Cagliari dhe klubi sard është gati të transferojë përfundimisht lojtarin nëse merr si shkëmbim Bajramin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu